Policia Rrugore ka nisur monitorimin e rregullt me radarë në shtatë akse rrugore kombëtare për shkak të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik. Vetëm në dy ditët e fundjavës, në autostradën Tiranë-Durrës si pasojë e monitorimit me radarë janë hequr patentat për 49 drejtues mjetesh që tejkaluan shpejtësinë. Ndërkaq në parlament është propozuar lehtësimi i procedurave për rastet e bllokimit të lejeve të drejtimit për shtetasit e huaj, por ndryshimet në kodin rrugor kërkojnë 84 vota.  

Monitorimi i akseve rrugore kombëtare me radarë ka rritur ndjeshëm numrin e drejtuesve të mjeteve të ndëshkuar për kundravajtje.

Në faqen e Policisë së Shtetit u bënë publike rezultatet e monitorimit në autostradën Tiranë-Durrës, ku gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 39 leje drejtimi, kryesisht për shejtësi tej normave të lejuara.

Rruga interurbane që lidh kryeqytetin me Durrësin nuk është e vetmja që mbikqyret me radarë, pasi edhe shtatë akse të tjera në Fier, Vlorë, Gjirokastër, e Elbasan mbikqyren në të njëjtën mënyrë me radarët e policisë rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe shmangen e aksidenteve.

Monitorimi është i vazhdueshëm përgjatë 48 orëve në në fundjavë, pasi edhe fluksi i automjeteve që lëvizin është shumë i madh, kryesisht në rrugët drejt zonave të bregdetit.

Dy ditë më parë, ministrat e Brendshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, firmosën një protokoll për lehtësimin e procedurave gjatë sezonit turistik për shqiptarët nga kosova që vijnë për të kaluar pushimet në bregdet.

Si pasojë e shtimit të rasteve të shtetasve të huaj që bllokohen patentat dhe u mbahen në Shqipëri, edhe pasi largohen nga vendi ynë, në Kuvend është propozuar drafti ligjot për ndyshime në Kodin Rrugor me qëllim që shtetasit e huaj të paguajnë dyfishin e gjobës për rastet e kundravajtjeve që penalizohen me llokimin e patentës. Pasi të paguajnë gjobën e dyfishuar këtyre shtetasve nuk do tu bllokohet leja e drejtimit, por ky ndryshim duke qenë se prek përmbajtjen e Kodit Penal, kërkon 3/5 e votave në Parlament cka ka detyruar mazhorancën të kërkojë mbështetjen e opozitës për këtë ndryshim.

/Ora News.tv/