Sezoni turistik, Bashkia Durrës masa për rehabilitimin e ujërave të zeza

Sezoni turistik, Bashkia Durrës masa  për rehabilitimin e ujërave

Derdhja e ujërave të zëza në det është  një problematikë që ka shoqëruar ndër vite sezonin turistik në Durrës.

Por bashkia bregdetare pretendon se këtë vit bën ndarjen e madhe nga ky fenomen përmes disa investimeve.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve, Spartak Kovaçi i pyetur nga RTV Ora, thotë se të gjitha bizneset dhe banesat në vijën bregdetare janë lidhur me impiantin e trajtimit të Ujërave të Zeza.

Spartak Kovaçi: Nga ura e Dajlanit deri tek përroi i Agait të gjithë qytetarët, të gjithë bizneset janë të lidhura me rrjetin e kanalizimeve. Këto kanalizime shkojnë në impiantin e trajtimit që është në Shën Avlash dhe nga aty përpunohen dhe dalin të pastra në det. E gjithë kjo zonë nuk ka më gropa spektike dhe nuk ka më derdhje në det. 

Para nisjes zyrtare të sezonit, Durrësi pritet të vërë në funksionim edhe ujësjellësin e ri, që sipas drejtorit Spartak Kovaçi do të trefishojë sasinë me të cilën do të funizohet qyteti.

Spartak Kovaçi: Investimi fillon nga Fushmiloti dhe përfundon në qytetin e Durrësit. Do trefishohet sasia e ujit në qytet dhe ne brenda një kohe të shkurtër do të shkojmë në 24 orë furnizim për të gjithë qytetin. 

Pastërtia dhe mungesa e ujit janë evidentuar në vazhdimësi si shqetësime për pushuesit dhe faktorë pengues për zhvillimin e turizmit në bregdetin e Adriatikut.

EMISIONET