Sezoni katastrofik i Chelsea, Abramovich ka gati dy italianë për stolin

Sezoni katastrofik i Chelsea, Abramovich ka gati dy italianë për

Me Antonio Conte që është çdo ditë e më larg Chelsea, drejtuesit e "Bluve të Londrës" kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e italianit.

Siç shkruan "Daily Telegraph" në listën e shkurtër të Roman Abramovich qëndrojnë trajneri i Romës Eusebio Di Francesco dhe Maurizio Sarri i Napolit.

Kjo nuk është hera e parë që Sarri pëlqehet nga drejtuesit e Chelsea, ndërkohë që gjysmëfinalja e Champions League, e arritur në "timonin" e Romës, ka rritur kuotat e Di Francesco, që shikohet në Londër si ideali për të drejtuar skuadrën që nga viti i ardhshëm.

Sido që të shkojë, Chelsea fillimisht duhet të shkarkojë Conte-n, pastaj të konkretizojnë gjithçka përsa i përket zëvendësuesit të tij.

EMISIONET