Në Egjipt janë të dashuruar pas Mohamed Salah. Ylli i kombëtares afrikane, po kalon një sezon të pabesueshëm me Liverpool-in, dhe kjo ka bërë që një palë këpucët të tij të shtohen në koleksionin e famshëm egjiptian në Muzeun Britanik.

Një palë këpucë adidas ‘X17 Deadly Strike’ tashmë janë pjesë e koleksionit historik në muze.

Pranë këpucëve, do të jetë një mumje 5,000-vjeçare nga varri i Nabamun dhe një skulpturë e Rameses.

Salah ka shënuar 44 gola me Liverpool-in deri në këtë pikë të sezonit, ndërkohë që ka dhe një ndeshje për të zhvilluar, pikërisht atë me Realin e Madrid-it në finalen e Champions League në Kiev. Nga kjo formë, sulmuesi fitoi Këpucën e Artë dhe çmimin Lojtari i Vitit në Ligën Premier.

Gjithashtu, Salah është shpresa e madhe e Egjiptit në Kupën e Botës këtë verë.

/Ora News.tv/