Sevilla shkarkon teknikun Berizzo për rezultate të dobëta

Sevilla shkarkon teknikun  Berizzo për rezultate të dobëta

Eduardo Berizzo nuk do të jetë në drejtimin e Sevilla, me skuadrën spanjolle që e ka shkarkuar teknikun argjentinas.

Në deklaratën e klubit shkruhet:

 "Bordi i Drejtorëve ka marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin e ekipit të parë, Eduardo Berizzo, për shkak të rezultateve të dobëta të ekipit.

"Sevilla FC dëshiron të shprehë mirënjohjen e tyre ndaj Eduardo Berizzo për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të treguar në punën e tij, si dhe për trajtimin e mirë që u është dhënë të gjithë anëtarëve të klubit që nga ardhja e tij".

Berizzo u kthye në klub vetëm një javë më parë pas ndërhyrjes  kirurgjikale pasi 49 vjeçari vuan nga  kanceri i prostatës.

EMISIONET