Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka theksuar se për ulësen e Kosovës në OKB nuk vendos Beogradi, por Moska. Sipas tij, ky synim është vështirë të arrihet me negociata edhe nëse do të pajtohej Beogradi.

“Sa i përket anëtarësimit në OKB është e rëndësishme të mbani mend se nuk është Beogradi që do të vendosë, por Moska. Unë mund të imagjinoj për fat të keq një situatë në të cilën Beogradi konkludon se anëtarësimi në OKB është një ide e mirë, por Moska refuzon”, ka thënë Serwer gjatë një interviste për gazetën “Zëri”

Për njohjen e Kosovës negociatat duhet të zhvillohen midis Beogradit dhe Bashkimit Evropian (BE), shpreh më tej Serwer duke shtuar se gjatë këtyre negociatave  BE-ja do të këmbëngulë për një normalizim të plotë dhe të pakthyeshëm, që sipas tij nënkupton njohje të ndërsjellë dhe shkëmbim të përfaqësuesve në nivel ambasadorësh. 

/Ora News.tv/