Profesori i Universitetit amerikan “Johns Hopkins” Daniel Serwer pohon se entiteti i Bosnjë e Hercegovinës Republika nuk do të jetë e pavarur, ndërsa qytetarët e Bosnjës i ka porositur që të merren më shumë me problemet e veta  e të mos presin që Amerika të merret me të gjitha, transmeton Koha.net

“Është fakt se Republika Serbe nuk do të jetë e pavarur, nuk ka mundësi që kjo të ndodhë dhe nuk mund të çojë me sukses në këtë drejtim”, ka thënë ai për rel, citon al Jazzera.

Serwer ka shtuar se nuk Milorad Dodik, kryetar i Republikës Serbe, nuk ka ndonjë dobi nga vardisja që ai po ia bën Moskës.

Sot në Banjallukë është shënuar 26 vjetori i themelimit të Republikës Serbe dhe aty janë bërë zotime të reja se ky entitet do të jetë i pavarur. 

Në solemnitete ka qenë edhe ish kryetar i Serbisë Tomislav Nikoliç cili ka thënë se “Nëna Rusi nuk ka lejuar që të miratohet rezoluta e OKB-së për gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë”.

/Ora News.tv/