Serwer ‘godet’ politikanët për Gjykatën Speciale

Serwer ‘godet’ politikanët për Gjykatën Speciale

Daniel Serwer nga shkolla "John Hopkins" për studime të avancuara ndërkombëtare në Washington ka porositur Kosovën dhe vendet e Ballkanit që të vazhdojnë punën për anëtarësim në BE. Sipas tij Kosova, Serbia dhe Mali i Zi duhet ta shfrytëzojnë këtë kohë kur Bashkimi Evropian ka hapur dyert për anëtarësim para se ato të mbyllen. Serwer këto thirrje i bëri në tryezën e organizuar nga KIPRED me temën: "Ballkani, BE-ja dhe SHBA-të. A mund të sinkronozohen përsëri?”.

“Do dëshiroja të diskutoja për trekëndëshin që ka shtyrë progresin sidomos në Kosovë është SHBA dhe BE. Kur të tria jemi bashkë asgjë nuk na ndalon", ka thënë Serwer, raporton “Zeri.info”.

Ai tha se me Kosovën nuk është se është marrë shumë Obama apo Trump janë personat e tjerë ndërmjetësues që kanë ndihmuar Kosovën.

"Një gjë administrata e Trump nuk është konzervative është qendrore që merret me deficitin e buxhetit dhe një rritje të shpenzimit ushtarak të fokusuar në ekstremistët islam në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Presidentit nuk i duhet shumë BE-ja. Demokracia liberale është në rrezik tani në SHBA ndërsa nacionalizmi i ka duart e zgjidhura. Prandaj nuk duhet të habiteni që Ballkani dhe dështimet e tyre janë një prej gjërave të fundit që u bien në mend amerikanëve. Edhe nëse është i martuar me Sllovene ai nuk është se ka menduar shumë për Ballkanin. Janë të tjerët që kanë intervenuar për Kosovën dhe në administratën e Obamës ka pasur një nivel të vogël të vëmendjes për Kosovën", tha ai, raporton "Zeri.info".

Serwer tha se Britania e Madhe ka bërë gabim të madh kur ka dalë nga Bashkimi Evropian.

Ndërkaq tha se tani është koha ideale për Kosovën që të kalojë përmes "dritares" së hapur të BE-së. Ndërkaq tha se Serbia deri ne vitin tjetër duhet të zgjidh çështjet me Kosovën nëse dëshiron anëtarësim.

"Komisioni evropian i alarmuar nga Putini ka jap një mundësi për të hapur dritaret për anëtarësim në BE për ata që duan të anëtarësohen por nuk kanë thënë se kur do të mbyllet. Të gjitha rezervat që janë të shpeshta në Bruksel dhe Washington megjithatë kjo është një mundësi e madhe për Kosovën pasi edhe Serbia dëshiron të hyjë në BE dhe për këtë duhet t’i zgjedhe çështjet me Kosovën dhe atë deri në vitin tjetër. Mali i Zi dhe Serbia po i bëjnë hapat e shpejt drejt mbylljes së këtij kapitulli ata jo vetëm që janë bërë pjesë e NATO-së po kanë shanse të mira të bëhen pjesë e BE. Megjithatë edhe Kosovës i është hequr pengesa e Demarkacionit me ç’rast do të merret edhe liberalizimit. Bosnja është mbrapa" tha tutje ai, raporton më tutje "Zeri.info".

Serwer tha se amerikanet janë munduar të shmangin në Kosovë gabimet që kanë bërë me Bosnjën.

"Amerikanët e kanë shkruar Kushtetutën e Kosovës dhe i kanë shmangur disa gabime që janë bërë në Kushtetutën e Bosnjës. Nëse do të isha qytetar i Kosovës do të protestoja që qeveria ime të bënte gjithçka që të hyje në atë dritare. Nëse dëshironi të kaloni nëpër atë dritare kaloni sa është e mundur sepse mund të mbyllet për shkak të krizave ekonomike. Është koha e mirë të mendohet për rrugën përpara dhe cilat janë copëzat që mungojnë në këtë mozaik te BE-se", ka thënë Serwer.

Ai tha se sundimi i ligjit është kryesori që kërkojnë evropianet, sipas tij, gjyqësori është shumë i rëndësishëm.

Serwer po ashtu përmendi që Kosova është një vend shume i vogël dhe se nuk është sekret kur politikanët apo të tjerët përfitojnë shumë më shumë sesa duhet dhe për këtë duhet të jepet llogari.

Sipas tij, edhe nepotizmi është një pikë tjetër që duhet të ndalohet.

Serwer tha se me ngritjen e aktakuzave të para nga Gjykata Speciale, burrështetasit duhet t’i lënë pozitat e tyre zyrtare dhe te sakrifikojnë për shtetndërtim.

"Duhet të siguroni se jeni në linjë me Bashkimin Evropian. Vendet e vogla kanë nevojë për miq të mëdhenj. Nëse Gjykata Speciale ngrit aktakuza atëherë të akuzuarit duhet të shkojnë në Hagë. Ata do duhet t’i lënë pozitat e tyre zyrtare. Shtetndërtimi nuk është pa dhimbje dhe burrështetasit duhet të ballafaqohen me sfidat. Kosovës i duhen miqtë për të arritur qëllimet e veta strategjike", tha ai

EMISIONET