Analisti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, e ka këshilluar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që sa më shpejtë që të jetë e mundur, të dal nga siç e quan ai – “vrima e lepurit”, ku është futur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Kosova ka çështje shumë më të mëdha dhe më të rëndësishme për t’u shqetësuar. Kjo është një çështje që Ramush Haradinaj duhet ta kishte braktisur sapo mori detyrën. Kosova ka pak për të fituar dhe një marrëveshje të madhe për të humbur, nëse ai vazhdon t’i rezistojë demarkacionit”, ka thënë Serwer për Gazetën Express.


/Ora News.tv/