Lumenjtë Drin dhe Buna si dhe Liqeni i Shkodrës pritet të kenë prurje dhe nivele të larta. Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) bën të ditur se, sipas përllogaritjeve, këto dy lumenj dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë nivele të larta të ujit me qëndrueshmëri të hartës së përmbytjes. Nesër (e Enjte, dt.15) nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës  dhe Lumi Drin në drejtim të  Lumit Buna, por me tendencë ulje. Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë rënie të prurjeve.

Sipas IGJEUM, sot pasdite dhe nesër, në shumë qarqe priten reshje të dobëta.

Në qarkun e Lezhës priten reshje lokale mesatare, ndërsa qarqet e jugut pritet të kenë reshje lokale të dobëta

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit për nesër, datë 15.03.2018 do të jenë:

në bregdet: 8 / 16 °C

në vendet e ulëta: 5 / 17 °C

në vendet malore: 1 / 12 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nesër do të jetë mesatare, deri e fortë në bregdet.

/Ora News.tv/