Në elitën e futbollit italian, Seria A është luajtur java e fundit, javë që dha dhe verdiktet finale të sezonit.

Milan-i dhe Atalanta janë dy skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Evropës vitin e ardhshëm, më saktë në Europa League. Në ndeshjen e fundit të sezonit, kuqezijtë mposhtën me shifrat e thella 5-1 Fiorentinën, duke e mbyllur në vendin e 6-të kampionatin, në kuotën e 64 pikëve.

Ndërkohë, Crotone është skuadra që do i bashkohet Veronës dhe Beneventos në Seria B, pasi u mposht me shifrat e ngushta 2-1 nga Napoli.

/Ora News.tv/