Kartoni i kuq i marrë në sekondat e fundit kundër Fiorentinës, i ka kushtuar shtrejtë mesfushorit të Cagliari Joao Pedro.

Në njoftimin e bërë nga komisioni disiplinor pranë  Federatës Italiane, braziliani Pedro është pezulluar për 4 ndeshjet e radhës, konkretisht ndaj Atalantës dhe Crotones në transfertë dhe Juventus e Milan në shtëpi.

Edhe shqiptari Arlind Ajeti do mungojë në sfidën e fundit të fazës së parë për Crotonen. Në humbjen me Lazio-n, mbrojtësi mori karton të verdhë, i  treti në ndeshjet radhazi, "statistikë" që të dënon me 1 ndeshje mos lojë.

Javën e ardhshme do të mungojnë dhe Poli i Bologna, Mario Rui i Napolit dhe Baselli i Napolit.



/Ora News.tv/