Ministria e Brendshme ndaloi një tubim që lideri i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Shesheli planifikoi të mbante në fshatin Hrtkovci, ku ai mbajti fjalimet nacionaliste në vitin 1992 që bënë që ai të dënohej për krime lufte.

Ministri i brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviç tha të premten se nuk do të lejohet asnjë tubim në Hrtkovci më 6 maj në përvjetorin e fjalimit anti-kroat që mbajti Shesheli në të njëjtin fshat në vitin 1992 që çoi në dënimin e tij nga Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë.

Por Shesheli tha se ai do ta sfidojë ndalimin dhe do ta organizojë gjithsesi tubimin.

“Ne do ta organizojmë dhe qeveria s’ka asnjë arsye për ta ndaluar atë,” tha për BIRN Shesheli, i cili është një deputet në parlamentin serb.

I pyetur për incidente të mundshme të shkaktuara nga sfida që ai po i bën ndalimit të mbajtjes së tubimit, Shesheli u përgjigj: “Pse të më interesojë?”

“Ne ishim të parët që planifikuam një tubim në Hrtkovci. Autoritetet mund të ndalojnë tubimet e tjera”, shtoi ai.

/Ora News.tv/