Serbia kërkon ndihmën e Rusisë dhe Kinës kundër formimit të ushtrisë së Kosovës

Serbia kërkon ndihmën e Rusisë dhe Kinës kundër

Serbia po kërkon mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës për të kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në përplasje të re në Ballkan.

Më 14 dhjetor parlamenti i Kosovës do të votojë për transforimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të vërtetë.

Serbia proteston kundër dhe kërcënon me masa ndaj Kosovës e cila shpalli pavarësinë në 2008. Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina nuk e njohin Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është takuar me ambasadorët rus dhe kinezë në Beograd të martën (4 dhjetor) dhe u ka komunikuar se 'provokimet e vazhdueshme" nga Kosova mund ta lënë Serbinë pa zgjidhje vetëm atë të "të mbrojtjes" së minoritetit serb në Kosovë

Vuçiç tha se plani i Kosovës për të formuar një ushtri rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon, shkruan AP.

EMISIONET