Serbia, e gatshme për emigrantët: Vendi ynë do i mirëpresi edhe pse nuk jemi në BE

Serbia, e gatshme për emigrantët: Vendi ynë do i mirëpresi

Zyrtarët serbë deklarojnë se vendi i tyre është gati të pranojë emigrantët sipas kuotave eventuale të Bashkimit Europian edhe pse nuk është anëtar i bllokut, ndërkohë që Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia vazhdojnë të kundërshtojnë kuotat e imponuara nga BE për emigrantët.

Hungaria madje ndërtoi një mur të dyfishtë me prej155 kilometrash përgjatë kufirit me Serbinë për të frenuar fluksin e paligjshëm të emigrantëve. Si rezultat, mijëra njerëz që përpiqen të arrijnë Evropën Perëndimore janë mbërthyer në Serbi, duke mos pasur mundësi për tu larguar.

Më pak se 10 kilometra nga qendra e qytetit të Beogradit, një kamp refugjatësh në lagjen Krnjaca ka pritur qindra njerëz përvite me radhë. Refugjatët vijnë nga vendet joeuropiane, duke kërkuar një jetë dhe një të ardhme më të mirë.

17-vjeçari Zakiullah Shahzad, është një prej tyre i cili dy vjet më parë, së bashku me motrën e tij Lida, u larguan nga Afganistani, për tu vendosur në Austri. Por pasi udhëtuan nëpër disa vende ata thonë se do të jetojnë në Serbi.  Zak është një nga 618 mijë emigrantët që kanë kërkuar azil në Serbi që prej 2015, por shumica e e tyre kanë lëvizur në vendet e tjera të Europës.

Cështja e emigrantëve ka sjellë përplasje në politikën serbe, pasi opozita pretendon se qindra mijëra refugjatë mund të rikthehen, nëse BE vendos ti dëbojë. Nëri ndër anëtarët e Parlamentit të Lëvizjes Serbe,  Bosko Obradoviç tha se Serbia është nën shantazhe të vazhdueshme nga Brukseli që të pranojë kërkesat për procesin e integrimit në BE dhe një ndër to është që emigrantët të cilët blloku nuk i pranon, duhet të vendosen përgjithmonë këtu në Serbi, tha Obradoviç, Megjithatë, Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanovoc tha se Serbia është e gatshme të pranojë emigrantët sipas kuotave eventuale të BE, edhe pse nuk është anëtare e BE.

EMISIONET