Serbët e Bosnjës festojnë "Ditën e Republikës Serbe"

Serbët e Bosnjës festojnë "Ditën e Republikës

Serbët e Bosnjës kanë festuar më 9 janar një festë kontraverse, pavarësisht kundërshtimeve të mëdha të grupeve tjera etnike në Bosnjë, që e cilësojnë këtë organizim diskriminues.

Mijëra persona që kanë valëvitur flamuj serbë, janë mbledhur në rrugët e Banja Llukës, njëherësh kryeqytetit të serbëve të Bosnjës në Republikën Serbe, për të shikuar një paradë të trupave të sigurisë, fishekzjarrë dhe grupe tjera kulturore dhe sportive.

Festa e 9 janarit, që njihet si Dita e Republikës Serbe shënon ditën kur më 1992, serbët e Bosnjës kanë shpallur shtetin e tyre në Bosnjë, duke nxitur një luftë katërvjeçare që ka lënë të vdekur 100,000 persona dhe miliona tjerë pa kulm në kokë.

Pavarësisht pse Gjykata Kushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë e ka shpallur këtë festë si jokushtetuese më 26 nëntor të vitit 2015, në festime ka marrë pjesë presidenti i Republikës Serbe, Zheljko Cvijanoviç dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

“Dua që të gjithë të festojnë këtë ditë të madhe, të festojnë atë që kemi arritur. Rroftë Republika Serbe!”, ka thënë Cvijanoviç.

Ambasadori rus në Bosnje, Petar Ivançov, ka qenë po ashtu pjesë e ceremonisë.

Ndërkohë myslimanët dhe kroatët e Bosnjës kanë insistuar se festimet nuk përfaqësojnë të gjitha grupet etnike që jetojnë në Republikën Serbe./REL

EMISIONET