Senati kundër Ramës: Universiteti i Tiranës s'ka bërë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura

Senati Akamdemik i Universitetit të Tiranës ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama në lidhje me pikën 4 të nenit 288 për vendosjen e tarifës për provimet e mbartura.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Senatit, këtë të mërkurë thuhet se nuk i kanë paraqitur Këshillit të Ministrave asnjë kërkesë për vendosjen e kësaj tarife.

Në deklaratën me 5 pika, Senati Akademik thotë se Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmim të tarifave të shkollimit.

Po ashtu Senati Akademik thotë se merr përsipër të përshpejtojë të gjitha mekanizmat përkatëse për realizimin e tyre brenda këtij viti akademik.

Në pikën 4 thuhet se në aktet e Brendshme të Universitetit të Tiranës do të parashikohen rregulla të qarta për rritjen e pjesëmarrjes së studentëvenë veprimet akademike dhe financiare.

Në pikën 5 thuhet se Universiteti i Tiranës merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune pedagogë-studentë për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UT-së.

Lexoni më shumë këtu: Studentët mbi 7 orë qëndresë përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit

Të gjitha lajmet për protestën e studentëve 


EMISIONET