Selfitis, çrregullimi mendor që lidhet me dashurinë për fotografi

Selfitis, çrregullimi mendor që lidhet me dashurinë për

‘Selfitis’ është një gjendje e vërtetë mendore për njerëzit që e ndjejnë të nevojshme të postojnë vazhdimisht fotografi në rrjete sociale.

Këtë gjë e kanë treguar psikologët, të cilët thonë se selfie është veprim që klasifikohet si çrregullim mendor.

Një studim nga universiteti i Nottingham, së bashku me Shkollën Thiagarajar morën në pyetje rreth 400 persona në Indi pasi konsiderohet si vendi me më shumë përdorues në rrjete sociale.

Gjithashtu është ndër vendet me numrin më të madh të vdekjeve si rezultat i ‘selfie’ në vende të rrezikshme.

Studiuesit zbuluan se personat e varur nga selfie janë të prirur që të kërkojnë vëmendje dhe kanë nivel të ulët të vetëbesimit.

EMISIONET