Stormi është 7 javëshe dhe është gati për selfie. Kylie Jenner ka treguar vajzën e saj në rrjetet sociale teksa ka realizuar një selfie me të në Instagram.

Edhe pse e vogël, vogëlushja e familjes së famshme Kardashian ka pozuar si e ëma duke parë nga kamera.

“Stormiiiiiiiii", shkruan Kylie në foton e publikuar.

Kujtojmë që vajza e Kylie Jenner dhe e reperit Travis Scott lindi më 1 shkurt të 2018.

/Ora News.tv/