Selena Gomez respekton martesën e Justin dhe Hailey, dëshiron të jenë të lumtur

Selena Gomez respekton martesën e Justin dhe Hailey, dëshiron të

Justin Bieber bëri një rrëfim të sinqertë në mediat sociale duke pranuar se e do Selena Gomez, ndërsa mbrojti martesën me Hailey Baldwin.

Por mesa duket edhe këngëtarja ndan të njëjtat ndenja për këngëtarin. Një burim tha për HollywoodLife tha se Selena respekton martesën e ylli të popit me modelen dhe gjithmonë do ketë dashuri në zemrën e saj për Justin.

"Selena gjithashtu e vlerëson ato që Justin tha për të dhe ndan të njëjtat ndjenja,"-tha burimi. "Gjithmonë do ketë dashuri dhe një vend për Justin në zemrën e Selenës. Ajo po bën çmos për t'i dhënë hapësirë Bieber dhe për ta respektuar martesën e tij me Hailey."

Më parë këtë javë, Justin tha se gjithmonë do kishte një vend në zemrën e tij për ish të dashurën, Selenën.

Ndërsa shtoi se e do Gomez, por është shumë i dashuruar me bashkëshorten Hailey.

EMISIONET