Selena Gomez pothuajse një vit ia kushtoi kohën tërësisht vetes.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme pësoi një tronditje të thellë pas ndarjes nga Justin Bieber në vitin 2018, i cili u martua me modelen Hailey Baldwin.

Dhe duket se tani Selena ka gjetur qetësinë në krahët e një mashkulli tjetër.

Ajo u fotografua në krahët e një mashkulli misterioz në Disneyland në  Anaheim të Kalifornisë.

26-vjeçarja shihet duke mbështetur kokën në shpatullat e tij.

Nuk dihet ende identiteti i djalit që mesa duket i ka rrëmbyer zemrën Selenës.




/Ora News.tv/