Sekuestrohen gati 400 kg djath me ngarkesë mikrobike mbi normën

Sekuestrohen gati 400 kg djath me ngarkesë mikrobike mbi normën

 Një ngarkesë prej 395 kg produkte bulmeti, përkatësisht djathë i bardhë lope dhe gjize janë sekuestruar nga AKU në tregun agroushqimor përgjatë Autostradës Tiranë- Durrës

Janë kryer inspektime në dy subjekte në këtë treg, ku janë marrë edhe mostra për analizim.

Në njoftimin për shtyp AKU informon:  "Në subjektin në pronësi të shtetasit Qendrim Elezi pas analizimit të mostrave të marra, produkti djathë i bardhë ka rezultuar me ngarkesë mikrobike Escherichia coli mbi normë. Për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore në treg, trupa inspektuese e AKU-së ka sekuestruar 300 kg djathë i bardhë lope, si dhe ka marrë masën administrative në vlerën e 300.000 mijë lekëve.

Gjithashtu në subjektin në pronësi shtetasit Ibrahim Tafa, janë sekuestruar 95 kg djathë i bardhë lope dhe gjize, i cili pas analizimit të mostrave të mara, ka rezultuar me ngarkesë mikrobike E.Coli (Escherichia coli) mbi normë. Edhe për këtë subjekt është marrë masa administrative me gjobë në vlerën e 300.000 mijë lekëve

 Cfarë është E-coli ?

Është një lloj bakterie që mund të gjendet tek produkte të mishin e viçit, në qumështin e papërpunuar, në djathin e butë të  bërë nga ky qumësht, si dhe në fruta dhe perime apo në ujin e kontaminuar. Shumica  e këtyre baktereve nuk janë të dëmshme, por një tip i njohur si E. coli O157: H7 prodhon toksina të quajtur Shiga, e cila shtarërron qelizat e kuqe të gjakut, dëmton veshkat dhe shkakton diare me gjak.  Ndërsa lloje të tjera të bakterit E. coli shkakton infeksion uriran, si dhe pneumoni e sëmundje respiratore

EMISIONET