Sekuestrohet tjetër gomone në Adriatik, brenda drogë me vlerë 3 mln euro

Një tjetër gomone me marijuanë e trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë është sekuestruar sot në ujërat e Adriatikut.

Policia Financiare italiane në bashkëpunim me rojen bregdetare të Barit kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane.

Pas kontrollit në një fund të dyfishtë të mjetit lundrues janë gjetur 352 kg marijuanë e konfeksionuar në 222 pako.

Sipas Financës Italiane droga e kapur mund t'i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro.

Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjecar italian banues në qytetin e Lecces.

Prej janarit të 2018 e deri më sot, në Adriatik, janë sekuestruar 17 mjete lundruese me drogë, 17 tonë marijuanë e janë vënë në pranga 40 skafistë.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me reparitin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.



EMISIONET