Sekuestrohet kokainë me vlerë 300 mln euro, 2 serbë në pranga

Sekuestrohet kokainë me vlerë 300 mln euro, 2 serbë në

Autoritetet rumune kanë arrestuar dy shtetas serbë me dyshimin e tentativës së trafikut të më shumë se një ton kokainë në qytetin e St. George (Shën Gjergj), jo shumë larg Detit të Zi.

Sipas vlerësimeve të para droga llogaritet të arrijë vlerën e 300 milionë eurove. Bëhet fjalë për kokainë të pastër 90%.

Mediat vendase thonë se aksioni policor nisi në 20 mars, kur edhe u sekuestruan 1 kg drogë në qytetin Tulcea.

Më pas operacioni vazhdoi të premten e shkuar, ku pranë bregut në Detin e Zi policia gjeti një gomone, e cila mbante 40 kg kokainë me cilësi të lartë.

Dy të arrestuarit janë në paraburgim. Ata u kapën nga policia në dy vende të ndryshme.

Ekspertët pohojnë se sasia e një substance të paligjshme mund të trefishohet duke u përzier me barna të tjera, të tilla si paracetamoli.

EMISIONET