Policia italiane ka arrestuar në portin e Barit dy shqiptarë, pasi i konfiskuan rreth 7 kilogramë kokainë dhe mbi 150 mijë euro në para të gatshme.

Dy transportuesit 30 dhe 44 vjeçarë udhëtonin në një kamion me frigorifer të ngarkuar me 20 tonë patate të ngrira nga Holanda. Kamioni do të hynte në MotoNave AF Marina dhe kishte destiancion Shqipërinë.

Kontrolli i policisë u përqendrua brenda kabinës, ku u gjet një fund i dyfishtë i kamionit i marrë në një ndarje natyrore të automjetit, i mbyllur dhe i vështirë për t'u përdorur.

Pas një sërë vështirësisë dhe ata nxorrën 15 paketa kartëmonedhash me madhësi të ndryshme, veçanërisht 20 dhe 50 euro, të përziera me gjashtë blloqe, të mbrojtura me kasetë paketimi dhe lëndë narkotike e tipit të kokainës.

Në fund të inspektimit, u gjetën 6.775 kg e kokainës dhe parave të gatshme për një shumë të barabartë me 151.640 euro, të gjithë të nënshtruar konfiskimit, së bashku me mjetin e artikuluar të përdorur për transport.

Dy shtetasit shqiptarët u arrestuan për krimin e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa hetimet janë duke vijuar.

/Ora News.tv/