Sekuestrohet kanabis në Tiranë/ Në pranga 2 persona, dy procedohen penalisht

Sekuestrohet kanabis në Tiranë/ Në pranga 2 persona, dy

Policia e Tiranës finalizon operacionin antidrogë të koduar  "Propocione", për goditjen e veprimtarisë kriminale  të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë dy shtetas, si dhe janë proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë (njëri prej tyre shtetas italian).

Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 974 gramë kanabis të ndara në propocione gati për shpërndarje.

Të arrestuarit janë identifikuar si shtetasit S. K., 34 vjeç banues në Tiranë dhe I. K., 24 vjeçe, banues në Tiranëm, ndërsa të proceduar penalisht në gjendje të lirë janë shtetasit P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.

“Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasëve  S.K dhe I.K, policia ju gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa shtetasit P.Z dhe L.Z,  kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar  për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,- njofton policia.

EMISIONET