Vjehrri dhe dhëndri kultivuan lëndë narkotike, i kapin dhe armë

Vjehrri dhe dhëndri kultivuan lëndë narkotike, i kapin dhe

Policia e Korçës ka vënë në pranga  një 57-vjeçar dhe dhëndrin e tij, pasi kultivonin kanabis sattiva dhe iu  sekuestruan armë.

Policia njofton sot se arrestimi i tyre u bë si rezultat i operacionit të koduar “Denas”.

Të arrestuarit janë shtetasit K.H, 57 vjeç, banues në fshatin Denas dhe dhëndri i tij shtetasi E.I, 30 vjeç, banues në fshatin Lekas, Korçë.

Nën cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 armë gjahu me municion dhe municione luftarake pa lejen e organeve përkatëse, si dhe mjete të cilat i përdornin për prerjen e bimëve narkotike.

Gjithashtu janë asgjësuar edhe bimë të dyshuara Cannabis Sativa, të kultivuara prej tyre.

“Dy shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të kenë kultivuar në zonën midis fshatrave Denas dhe Punmirë, bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u gjetën dhe asgjësuan në vend me zjarr nga ana e Policisë, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, - njofton policia.

Veprat penale që kanë konsumuar janë: “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

EMISIONET