Sekuestrohen mbi 5 milionë artikuj veshjesh të falsifikuara 'Made in Italy'

Në dy operacione të ndryshme policore Financa italiane ka sekuestruar mbi 5 milonë artikuj veshjesh të falsifikuara nën markën 'Made in Italy'.

Vlera e përfitimit të shitjes së tyre në treg llogaritet të jetë mbi 10 milionë euro.

Artikujt e falsifikuar në etiketa janë importuar nga India dhe Kina për llogari të dy shoqërive sipërmarrëse italiane në provincën e Torinos dhe në rajonin e Lombardisë.

Artikujt e falsifikuar janë zbuluar në një magazinë me sipërfaqe prej 16 mijë metra katror.

Me urdhër të Prokurorisë së Torinos dy sipërmarrësit italianë janë vënë nën hetim për mashtrim fiskal e falsifikim të origjinës së mallit.

 

EMISIONET