Sekuestrohen 78 kg kanabis në Vlorë e Lezhë

Sekuestrohen 78 kg kanabis në Vlorë e Lezhë

Rreth 78 kg lëndë narkotike është sekuestruar në dy operacione antidrogë në Lezhë dhe në Vlorë.

Lezhë- Policia informon: Lënda narkotike u kap  gjatë transportimit me një mjet tip  Benz  që  drejtohej nga shtetasi Brikel Shërniku, 37 vjeç, banues në Lezhë, në rrugën dytësore që të çon në fshatin Kallmet Lezhë. Materialet i kaluan  për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Vlorë- Është arrestuar Bari Lamaj, 58 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë, pasi si rezultat i një operacioni i'u gjet e i'u sekuestrua në një territor toke të rrethuar me blloqe betoni e të poseduar prej tij një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 36.5 kg.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal.

EMISIONET