Sektori i ndërtimit në vend po punon me gjysmë motori.Shoqata e ndërtuese shpjegon se pavarësisht rritjes së lejeve të ndërtimit  ka disa elementë që e bëjnë pesimist të ardhmen e këtij sektori. Sipas shoqatës shkak janë mungesa e investimeve,  frenimi i shitjes së apartamenteve  për shkak të ndërtimit në zona të gabuara si dhe ndikimi i taksës së infrastrukturës që paguajnë ndërtuesit.

Pavarësisht  rritjes së lejeve të ndërtimit gjatë 2017 sektori i ndërtimit vijon të ndeshet me një sërë problemesh që e kanë frenuar këtë sektor. 

Pas raportit të Bankës së Shqipërisë ku konstatohej se besimi për ecurinë e këtij sektori ishte negativ vetë ndërtuesit shpjegojnë se po ndeshen me një sërë vështirësish. 

Shoqata e ndërtuesve deklaron se lejet janë dhënë kryesisht për zonën Tiranë-Durrës, ndërsa  në rrethe ka mbetur pothuajse e njëjta situatë.

Arben Dervishi: Zona Tiranë-Durrës ka marrë pjesën më të madhe të ndërtimeve dhe në këtë zonë industria re ndërtimit ka filluar të ngrihet sa i përket industrisë së pallateve, ndërsa pjesa tjetër e industrisë së ndërtimit ka punuar me gjysëm motori, pra me gaz minimal sepse dihet nga prilli i 2017 deri tani buxheti ka qenë i bllokuar.

Shoqata mendon se disa elementë të tjerë që ndikojnë në pesimizmin e këtij sektori janë shitja e apartamenteve të cilat janë ndërtuar në zona të gabuara, mungesa e investimeve publike por edhe taksa e infrastrukturës që mbetet e lartë.

Arben Dervishi: Ka efekte frenues siç është efekti i taksës së ndikimit në infrastrukturë që ka një vlerë të madhe. Ajo që do ta ngrinte shumë ndërtimi do të ishin investimet publike.

Banka e Shqipërisë në raportin e saj e nxori sektorin e ndërtimit me ulje besimi në krahasim me tre mujorët e parë të vitit të kaluar.

/Ora News.tv/