Këngëtarja shqiptare që po zhvillon karrierën në Amerikë, Bleona Qereti ka sjellë projektin më të ri muzikor në gjuhën angleze të titulluar 'Wicked Love'.

Është një këngë ritmike që flet për dashurinë e humbur me një mashkull. Për momentin po e promovon vetëm si audio me tekst, ndërsa nuk dihet nëse së shpejti do vijë me një klip muzikor.

Së bashku me këngën, Bleona erdhi dhe me disa fotografi provokuese ku duken qartë format e mira trupore që ka. E veshur tërësisht me të zeza, këngëtarja ka vendosur që të vijë vetëm me të brendshme dhe taka të larta, të shoqëruara me një  copë të tjetër.

Nuk dihet nëse janë pamje nga klipi muzikor, por Bleona mori vëmendje të madhe, ku ndjekësit e saj e kanë pëlqyer pamjen.

/Ora News.tv/