Studimet e fundit tregojnë se seksi gjatë shtatzanisë çon në lindje të parakohshme të fëmijës, duke rrezikuar kështu jetën e foshnjes.

Lindja e parakohshme e foshnjave, është "vrasësi" më i madh i bebeve.

Lindjet e parakohshme mund të shkaktohen nga kalimi i viruseve të nënës tek bebja, gjatë aktit seksual, thonë shkencëtarët, sipas "The Sun".

Bakteret e dëmshme si mycoplasma dhe ureaplasma mund të përfundojnë në plaçentë, duke rritur kështu rrezikun e "plasjes së ujrave" para 37 javëve.

Kjo jep mundësinë e lindjeve të parakohshme, e cila në Angli dëmton 60.000 bebe çdo vit, apo një në 13.

Kjo është arsyeja më e shpeshtë e vdekjeve foshnjore.

Sstudimi përfshiu shembuj nga mbi 250 femra në bankën e bebeve "Baby Bio Bank", një projekt i përbashkët mes Universitetit të Londrës dhe Kolegjit Imperial.

/Ora News.tv/