Sekretet mund t’i ndani edhe me miqtë… me katër këmbë

Sekretet mund t’i ndani edhe me miqtë… me katër

 Qeni nuk është vetëm miku më i mirë i njeriut, por me të mund ndash problemet dhe sekretet. Është besnik, i heshtur, nuk të ndërpret teksa i flet e mbi të gjitha nuk jep këshilla të lodhshme… në fakt nuk jep këshilla fare.

Një studim anglez këshillon se të ndash “hallet e problemet” me qenin apo cilëndo kafshë shtëpiake bën mirë për shëndetin.

“Është një gabim i madh të nënvlerësosh rolin që kanë në jetët tona ditët e sotme kafshët shtëpiake. T’u rrëfehesh atyre, edhe për sekretet më të mëdha që ke, ndihmon për të luftuar stresin, eleminon ankthin dhe një sërë ndjesish të tjera të dëmshme për shëndetin fizik e mendor”, – thotë psikologia angleze Corinne Sweet.

“Kafshët mund të mos kuptojnë atë çfarë u thuhet, mund të mos flasin, por padyshim janë miqtë më besnikë të padronëve të tyre. Sigurisht t’u flasësh atyre tingëllon pak e sikletshme, por siç tregojnë studimet, ta bësh këtë ndihmon në shëndetin tonë dhe miku me katër këmbë vlerëson vëmendjen e kushtuar ndaj tij”, – thotë udhëheqësja e studimit, Janet Connor.

Në fakt përfundimi i psikologëve anglezë mbështetet nga një tjetër sondazh i kryer nga një agjenci e specializuar për ushqimin e kafshëve shtëpiake.

Sondazhi i asaj kohe i publikuar nga “DailyMail”, arrinte në përfundimin se 18 për qind e grave të martuara flisnin më shumë me kafshën e tyre shtëpiake se sa me bashkëshortin./ATA/

EMISIONET