Sekretet brenda “shtëpisë së horrorit” ku prindërit torturuan 13 fëmijët e tyre

Çifti kalifornian, i cili mbajti 13 fëmijët e tyre 13 të kequshqyer, të lidhur e mes jashtëqitjeve, ishin bërë gati të largoheshin nga ‘shtëpia e tyre e horrorit’.

David Allen Turpin, 57 vjeç dhe gruaja e tij Louise Anna Turpin, 49 vjeç do të dalin sot (18 janar) në gjykatë pasi policia arriti që të shpëtonte fëmijët e tyre, disa prej të cilëve u gjetën të lidhur me zinxhirë dhe të shtrirë mes jashtëqitjeve të tyre.

Alarmi u ngrit nga një prej vazjave të tyre, 17 vjeçe e cila arriti që të arratisej nga një dritare dhe telefonoi policinë. Policia arriti në shtëpi për të gjetur 12 motrat e vëllezërit e saj, të moshës nga 2 deri në 29 vjeç.

Në prag të arrestimit të tyre, çifti Turpin shkoi tek një mik i tyre për tu thënë lamtumirë pasi do të largoheshin nga Perris.

Policët që shpëtuan të dielën fëmijët zbuluan se shtëpia ishte e tmerrshme dhe disa nga fëmijët ishin të shtrirë në jashtëqitjet e tyre.

Çifti nuk i lejonte kurrë fëmijët të dilnin jashtë e të luanin.

Policia po heton për të mbledhur sa më shumë informacione që të mund ti ndihmojë për dhënien e një përshkrimi më të plotë të asaj që ndodhte në atë shtëpi.

"E gjithë shtëpia është një vend i krimit,"-tha policia.

Vajza 17 vjeçare e cila lajmëroi policisë ishte aq e vogël saqë ata në fillim menduan se ishte rreth 10 vjeç.

Nga jashtë shtëpia nuk duket e ndryshme nga shtëpitë e tjera.

Fqinjët thanë se pemët e vendosura jashtë ishin mbjellë nga fëmijët gjatë natës vjeshtën e kaluar ndërsa nëna e tyre i vëzhgonte, raporton The Reuters.

Çifti akuzohet për mbajtjen e 13 fëmijëve në kushte ekstreme duke i lidhur me zinxhir dhe duke i lënë pa ngrënë.

Besohet që të gjithë janë fëmijët biologjikë të tyre.

Ndaj secilit prej tyre bien 9 akuza për torturë dhe 10 akuza për rrezikimin e fëmijëve.

Fqinjët dhe anëtarët e familjes kanë ofruar pak njohuri për motivet ose veprimet e çiftit. Ekspertët kanë thënë se prindërit e kanë pasur më të lehtë për të mbrojtur fëmijët e tyre nga vëzhgimet sepse i shkollonin në shtëpi.


EMISIONET