Presidenti Donald Trump ka vendosur të emërojë drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo si Sekretarin e ri të Shtetit, pas lajmërimit surprizë për shkarkimin e Rex Tillerson. Pompeo njihet si mbështetës i administratës Trump dhe kritik i administratës Obama dhe ish-kandidates demokrate për presidencën Hillary Clinton.

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, do të pasojë Rex Tillerson në detyrën e Sekretarit të Shtetit.

Ish-kongresmeni nga Kansasi shihet si një person besnik brenda administratës Trump.

Emërimi i tij në krye të CIA-s në 2017, shkaktoi jo pak polemika, për faktin se ai ishte një mbështetës i përdorimit të teknikave të torturës me ujë, për të cilat edhe presidenti Trump ka shprehur mbështetjen.

Pompeo njihet si një kritik i zjarrtë i ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton si dhe i administratës Obama dhe marrëveshjeve të nënshkruara në atë kohë.




/Ora News.tv/