Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pat Shanahan ka nisur zyrtarisht detyrën. 

Menjëherë ai ka deklaruar se Pentagoni është shumë i vendosur në detyrën për mbrojtjen e vendit. Ai pason në detyrë sekretarin e dorëhequr, Jim Mattis.

“Mirëpres bashkëpunimin me Presidentin Trump për të vënë në jetë vizionin e tij, në bashkëpunim me drejtuesit e tjerë të këtij institucioni, shtabin e përbashkët, komandantët dhe zyrtarët e lartë në Departamentin e Mbrojtjes” Sekretari i ri.

Një detaj që mediat e huaja e kanë evidentuar, ka të bëjë me mungesën e përvojës së Shanahan sa i perket ushtrisë, ndryshe nga paraardhësi i tij Mattis, që mori drejtimin e Pentagonit pas një karriere të gjatë me Marinën Amerikane dhe pas shërbimit në Afganistan si komandant i lartë.

Ai filloi punën në Pentagon në 2017, pas një karriere 30-vjeçare për kompaninë e aviacionit, Boeing ku ka drejtuar programe civile dhe ushtarake.

Jim Mattis dha dorëheqjen më 20 dhjetor, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë ku pati mospajtime me Presidentin Trump lidhur me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Siria.

Trupat amerikane u dislokuan në Siri për të mbështetur operacionet kundër Shtetit Islamik.

Largimi i sekretarit të mbrojtjes është i fundit në një linjë të gjatë të dorëheqjeve dhe shkarkimeve që kur administrata e  Trump mori detyrën.

/Ora News.tv/