Sejko në mbledhjet e pranverës të FMN dhe BB në Uashington

Sejko në mbledhjet e pranverës të FMN dhe BB në Uashington

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington që u mbnajt në datat 12-14 prill.

Gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës të FMN dhe BB-së, Guvernatori Sejko zhvilloi disa takime përfaqësues të FMN-së  dhe personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare ku prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, duke u ndalur në perspektivën e rritjes ekonomike dhe në zhvillimet e sektorit bankar.

Rritja ekonomike e vendit ka vazhduar trendin pozitiv të saj, mbështetur dhe nga politika monetare stimuluese e Bankës së Shqipërisë.

Ruajtja e nivelit të inflacionit në 3% mbetet objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë dhe, në këtë drejtim, Guvernatori Sejko u shpreh se sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, inflacioni pritet të kthehet në objektiv brenda vitit 2020.

"Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë gjithë masat e nevojshme për respektimin e objektivit të saj kryesor. Politika monetare do të vijojë të mbetet stimuluese gjatë horizontit afatmesëm, por stimuli monetar do të përshtatet në varësi të faktorëve të rrezikut dhe zhvillimeve në vend".

Duke u ndalur në zhvillimet e sektorit bankar, Guvernatori Sejko paraqiti masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për të garantuar një sektor bankar të qëndrueshëm, likuid dhe të mirëkapitalizuar.

EMISIONET