Vijon iniciativa e Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e sa më shumë pemëve në kryeqytet dhe përgjatë akseve ku ka përfunduar investimi. Segmentit të Unazës së madhe i janë shtuar 100 pemë të reja të llojit selvi.  Ky projekt, si pjesë e Pyllit Orbital, dhe për kryebashkiakun Veliaj është si një ogur i mirë për vijimin e aksionit për një vit me punë me intensive për zgjerimin e hapësirave të gjelbra.

Veliaj: Jam i bindur se në 2018-ën do ta kapim rekordin e mbjelljes së 100 mijë pemëve në gjithë territorin e Tiranës. Kjo që shohim sot është kontributi i një njeriu që nuk është miliarder, që nuk ka lindur në Bllok, që as i ka lënë dikush trashëgimi, por një pjesë të suksesit të tij e ndan me qytetin e Tiranës. Po mbjellim 100 selvi nga secila anë e autostradës, në zonën e Saukut, dhe besoj se deri në fund të këtij sezoni mbjelljeje do të kemi markuar të gjithë atë segment që quhet Pylli Orbital.

Veliaj përsërit thirrjen për  qytetarët, të kontribuojnë për një qytet të gjelbër duke dhuruar pemë.

Veliaj: Sikur çdo familje që ka pak mundësi t’i japë qytetit 100 pemë gjatë këtij viti, do të kishim një histori suksesi, jo të bashkisë, por të qytetarëve të Tiranës. Unë besoj se një qytet i mirë është një qytet ku çdo qytetar ndihet që është pronar i pjesës që i ka rënë për hise të kujdese.

Ambicia e bashkisë së Tiranës është që brenda pak muajsh të mbjellë 100 mijë pemëve të reja. 


/Ora News.tv/