Sebino Plaku: Kamza për Europë. E ardhmja? Pse jo te Tirana

Sebino Plaku: Kamza për Europë. E ardhmja? Pse jo te Tirana

Njeriu i momentit në Kategorinë Superiore, sulmuesi i Kamzës, Sebino Plaku ka treguar për mënyrën se si po e përjeton këtë periudhë pozitive. Ai nuk kërkon të vendosë objektiva personal, teksa zbulon se në verë dëshironte të transferohej tek Tirana, duke shtuar se nuk ka pse kjo lëvizje mos të ndodhë në të ardhmen.

Kamza mund të konsiderohet deri më tani si surpriza më e bukur e këtij sezoni dhe një lojtar aftësitë e të cilit nuk janë aspak surprizë ka veshur mantelin e liderit, Sebino Plaku. Sulmuesi ishte vendimtar në barazimin me Kukësin duke realizuar dy gola, një ndër të cilët vërtetë i një koefiçenti të lartë vështirësie. 32 vjeçari tregon mënyrën se si po e përjeton këtë moment pozitiv si në planin personal po ashtu edhe si skuadër.

Plaku nuk vendos një objektiv personal por thekson se eshtë e rëndësishme që individi të mos jetë i shkëputur nga pjesa tjetër e ekipit, ndërsa në lidhje me një pjesmarrje të mundshme të Kamzës në Europë, sulmuesi nuk e mohon se edhe një horizont i tillë ka filluar të shfaqet për skuadrën e tij.

Për momentin futbollisti kryeqyetas ndjehet mirë tek Kamza, megjithatë ai zbulon se gjatë verës ekzistonte dëshira për t'iu bashkuar Tiranës pavarësisht se bardheblutë kishin rënë në kategorinë inferiore, teksa i lë dyert e hapura duke deklaruar një transferim i tillë nuk ka pse mos të ndodhë në të ardhmen.

Sebino Plaku ka shënuar deri më tani 3 herë me fanellën e Kamzës, të 3 golat kanë rezultuar vendimtarë për fatet e  skuadrës nga periferia e Tiranës, c' ka bën që 32 vjecari të jetë një ndër lojtarët më deçiziv në kategorinë superiore.

EMISIONET