Ish-trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolari ka folur rreth shanseve që kombëtarja "Seleçao" ka për të triumfuar në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Ai analizoi Botërorin “Rusia 2018” dhe më shumë u ndal te Brazili, duke dhënë një sinjal të qartë mbi Neymarin. Ai i thur elozhe, por nuk e zgjedh si lojtarin më të rëndësishëm të formacionit të Tites. Scolari thotë se lojtari më vendimtar në këtë ekip është mesfushori i Realit, Casemiro.

Lojtari që bën dallimin te kombëtarja e Brazilit është Casemiro. Ai i jep ekuilibër skuadrës dhe është lojtari që lejon si Marcelon, ashtu edhe Neymarin që të bashkëpunojnë më shumë në sulm dhe të mos mendojnë për mbrojtjen. Duke qenë ai në fushën e lojës, të tjerët kanë më shumë lirshmëri”,-theksoi ai.

Scolari është njeriu i ëndrrave, por edhe i maktheve te Brazili. Në dy epoka ai arriti të bënte histori, një herë për mirë dhe një herë për keq.

Në vitin 2002 i dhuroi Seleçaos, Kupën e Botës për herë të pestë në histori, ndërsa në vitin 2014 ishte ai që drejtoi ekipin në humbjen e turpshme kundër Gjermanisë 7-1.

/Ora News.tv/