"Scarface", ribashkimi i aktorëve, në 35 vjetorin e filmit të famshëm

"Scarface", ribashkimi i aktorëve, në 35 vjetorin e filmit

Edicioni i 17-të i festivalit të filmit Tribeca, themeluar nga Robert de Niro, feston këtë vit "Scarface" (Njeriu me shenjë) të Brian de Palma.

Filmi kult që daton në 1983-shin ka mbushur plot 35 vjet nga dalja e tij e parë.

Shkruar nga Oliver Stone, një rikrijim i klasikut të Howard Hawks të 1932-shit, ishte protagonist në një projekt special në Beacon Theatre dhe protagonist i një bisede mes regjisorit De Palma dhe protagonistëve Michelle Pfeiffer, Al Pacino dhe Steven Bauer.

Al Pacino, që në këtë film ka luajtur një nga rolet më domethënës të karrierës së tij ka rrëfyer: "Isha aq i përfshirë nga performaca e Paul Muni (që interpretonte "Tony-n" në filmin origjinal)

"Pasi e pashë, mendova se dua të jem Paul Muni, dua të sillem ashtu"- ka shtuar Pacino.


Kliko ketu per te pare FOTOGALERINE

EMISIONET