Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler, ka folur me tone të ashpra mbi qasjen e partive politike në proceset zgjedhore duke deklaruar se vendi në çdo dy vjet humb një vit.

Kjo sipas tij sepse në çdo rast del dikush që nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve apo dikush tjetër që bojkoton parlamentin.

Kjo situatë, thotë Johann Sattler, është shkaku kryesor që të rinjtë largohen.

Johann Sattler: Çdo dy vjet kemi zgjedhje lokale apo parlamentare dhe çdo dy vjet ne humbasim një vit sepse dikush vendos të mos shkojë në zgjedhje, dikush vendos të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve apo dikush po ashtu vendos të bojkotojë parlamentin dhe unë mendoj se kjo është arsyeja kryesor pse shumë të rinj po largohen.

Diplomati tha se një gjë e tillë ndikon drejtëpërdrejtë tek ekonomia.

Johann Sattler: Biznesi është i pari që e ndjen këtë goditje si pasojë e destabilitetit politik që po ndeshemi.

Ambasadori Sattler kërkoi më shumë angazhim të studentëve dhe shoqërisë civile për të qenë më kërkues.




/Ora News.tv/