Sarri vendos kushte: Chelsea, bli Icardin nëse dëshiron firmën time

Chelsea "peshkon" sërish në Seria A. Pas interesimit për shërbimet e trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri, "blutë e Londrës" kanë hedhur sytë nga bomberi i Inter-it, Mauro Icardi.

Është kjo bomba e merkatos që hap faqet e para të gazetës italiane "Corriere dello Sport". Sipas këtij artikulli, e ardhmja e argjentinasit tek Chelsea lidhet ngushtë dhe me arritjen e Sarri-t në "Stamford Bridge"

Për shërbimet e Icardit, Chelsea duhet të bëj dhe një sforcim në aspektin financiar, pasi Maurito ka një klauzolë prej 110 milionë euro për skuadrat jashtë Italisë.

Kjo ide nuk është e re, pasi në të kaluarën, Sarri e ka kërkuar argjentinasin tek Napoli, një operacion që siç dihet tashmë nuk u krye kurrë.

 Në sezonin që sapo u mbyll, 25 vjeçari  ia doli të marrë "Këpucën e Artë" të kampionatit, pasi shënoi 29 herë në 34 ndeshje që u aktivizua.

EMISIONET