Sarri "eksperimenton" me Hysaj, e aktivizon në të majtë

Kur kanë mbetur edhe shumë minuta për të nisur ndeshja midis Napolit dhe Shaktarit të Doneskit, janë zbuluar edhe emrat e lojtarëve që do zbresin në fushë në 20:45.

Maurisio Sarri pritet t’i besojë skemës tashmë të përhershmë  4-3-3, me një “risi” në prapavijë. Në këtë takim pritet që rolin e mbrojtësit të majtë ta luajë Elseid Hysaj, ndërsa vendin e shqiptarit në korsinë e djathtë do e zë Maggio.

Shqiptari i cili nuk po kalon një sezon të mirë do zëvendësojë algjerianin e dëmtuar Ghoulam.

Pjesa tjetër nuk pritet të pësojë ndryshime, ku sulmi do i besohet tredhëmbëshit Kajehon- Mertens-Insinje, të ndihmuar nga Zielinski, Diawara dhe Hamshik.

Formacionet që priten të hidhen në fushë:

EMISIONET