Cagatay Ulusoy është një nga aktorët turk më të famshëm dhe më të dashur në Shqipëri.

Ai është i njohur për rolin e Sarp në filmin 'I infiltruari' ku fitoi zemrat e shqiptarëve.

Por një gjykatë në Stamboll dje e ka dënuar me 4 vite e 2 muaj burg për trafik droge.

Gjithashtu edhe aktorja me origjinë shqiptare Gizem Karaca është dënuar me 4 vite e 2 muaj burg për trafik droge.

Ndërsa këngëtari Cenk Eren u dënua me gjashtë vjet e tre muaj për të njëjtën akuzë.

Gjyqi ka zgjatur rreth 5 vite dhe para gjykatësit ishin 34 të pandehur.

Të pandehurit kanë mohuar akuzat për trafik droge edhe pse disa prej tyre pranuan se kishin konsumuar drogë, raportojnë mediat turke.


/Ora News.tv/