Sarandë, arresohet 52-vjeçari që aksidentoi çiftin italian, gruaja humbi jetën

Sarandë, arresohet 52-vjeçari që aksidentoi çiftin

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 52-vjeçarin, i cili një ditë më parë aksidentoi çiftin italian. Ata  po udhëtonin me një motor "Piaggio", kur u përplasën nga një makinë "ford" dhe si pasojë humbi jetën shtetësia italiane M.S 64 vjeçe dhe u plagos i shoqi G.S 63 vjeç.

Njoftimi i policisë

Arrestohet në flagrancë shtetasi F.R., 52 vjeç, banues në Sarandë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij për ngjarjen e djeshme ku konkretisht më datë 24.08.2018, në aksin rrugor Sarandë - Ksamil, në vendin e quajtur "Hidrovor" ky shtetas duke drejtuar automjetin tip "Ford", është përplasur me motomjetin tip "Piaggio" me drejtues shtetasin italian G.S., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë duke marrë mjekim më të specializuar. Si pasojë e kësaj përplasjeje ka humbur jetën shtetësia italiane M.S., 64 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motomjet.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" neni 290 i Kodit Penal.

EMISIONET