"Santa Quaranta" në dorë të policisë, shikoni si kontrollohen dhomat e hotelit

"Santa Quaranta" në dorë të policisë, shikoni si

Pronat e Klement Balilit të ashtuquajtur “Eskobari i Ballkanit”  janë vendosur nën sekuestro preventive një ditë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda

Forca të shumte policie zbarkuan sot në resortin Santa Quaranta për të zbatuar vendimin e Gjykatës

Hoteli luksoz  që ndodhet në Sarandë është pronë e Klement Balilit, ose i njohur ndryshe si “Eskobari” i Ballkanit.

Ora News sjell pamje të momentit kur policia ka ushtruar kontrolle kudo, duke ngritur dyshekë, divanë dhe kontrolluar dollapet e sirtarët  e hotelit luksoz.

Veprimet e policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për Klement Balilin, i cili rezulton i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Të enjten, 23 nentor, gjykata e Krimeve të rënda vendosi nën sekuestro  troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë.

Klement Balili është në kërkim që prej një viti pas urdhërit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në maj të vitit të kaluar, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane e përmendën emrin e tij si drejtuesin kryesor të një rrjeti të gjerë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Greqi dhe vende të tjera të BE.

Lexoni me shume: Sekuestrohet hoteli 


EMISIONET