U zhvillua mbrëmë në teatrin Ariston nata e parë e Festivalit të Muzikës Italiane "Sanremo 2018". "Një Festival ku triumfoi kënga e muzika italiane e jo show e spektakli i skenës" janë vlerësimet e kritikës dhe medias italiane.

Nën drejtimin e kantautorit të njohur Claudio Baglioni, prezantueses Michele Hunziker e aktorit Pierfrancesco Favino, gjatë kësaj nate debutuan 20 këngëtarët në garë mes të cilëve dhe kantautori shqiptar Ermal Meta në një duet me këngëtarin Fabrizio Moro.

Media, kritika e publiku e pritën mjaft mirë këngën e tyre, por një akuzë e fortë është ngritur në emisionin tradicional "Pas Sanremos".

Disa gazetarë i akuzojnë për plagjiaturë të një kënge të prezantuar më 2016 në Sanremo, duke vënë kështu në rrezik skualifikimin e tyre nga Sanremo.

Kënga "Nuk më keni bërë asgjë" e Ermal Metas dhe Fabrizio Moros me bashkëautor Andrea Fabo, trajton një nga temat më forta sot siç është mposhtja e frikës ndaj terrorizmit.

Me referime të forta ndaj vendeve si Nizza, Rambla, Kajro, Londra ku gjatë viteve të fundit terrorizmi shkaktoi viktima duke mbjellë frikë e panik tek të gjithë, kjo këngë sjell si triumf fitoren e jetës kundër gjithçkaje.

 

"Krahë pa duar, fytyra pa emër, të ndërrojmë lëkurat, në fund të fundit jemi të gjithë njerëzor.... nuk më keni bërë asgjë, nuk më keni marrë asgjë, kjo është jeta ime e ecën vec para përtej njerëzve e përtej gjithçkaje" lexon teksi i kësaj kënge. 

 

"Në Francë ka një koncert, njerëzit argëtohen, dikush këndon fort, dikush thërret vdekjen; Në Nicë deti është i kuq nga zjarri e turpi i njerëzve mbi asfalt..."

Media e kritika italiane të pranishëm gjatë ditëve të provave të këtij Festivali e japin si një nga këngët fituese të tij dhe gjatë natës së parë vota e jurisë popullore e klasifikoi në zonën blu në të cilat renditen këngët më të vlerësuara të Sanremos 2018.

Por një akuzë e fortë për plagjiaturë ëshë ngritur për këtë këngë në emisionin tradicional "Pas Sanremos" në të cilin marrin pjesë këngëtarët në garë, gazetarë e kritikë.

Kënga "Nuk më keni bërë asgjë" akzohet të jetë një kopje e këngës "Heshtja" e prezantuar për t'ë debutuar në kategorinë e të rinjve në Sanremon e dy viteve më parë, pra në 2016.

Kënga "Heshtja" e kënduar nga Ambra Calvani e Gabriele De Pascali ka të njëjtin refren të këngës së Ermal Metas e Fabrizo Moros.

 "Nuk më keni bërë asgjë, nuk më keni marrë asgjë, kjo është jeta ime që ecën vec para, përtej gjithçkaje e përtej njerëzve." . 

Por këto dy këngë kanë dhe të njëjtin bashkëautor që është Andrea Fabo e kjo bashkëautorësi mund të evitojë akuzat e plagjiaturës ndaj tyre.

Por media e kritika italiane nënvizon se në rregulloren e Sanremos "Të gjithë këngët e prezantuara në Sanremo duhet të jenë të reja si në tekst e në muzikë dhe të pa shfaqura asnjëherë para një publiku".

Kënga e dy viteve më parë "Heshtja" që ka të njëjtin refren me këngën "Nuk më keni bërë asgjë" të Ermal Metës e Fabrizo Moros, është eleminuar në fazat përgatitore të Festivalit e nuk është në skenën e Sanremos, por kritika nënvizon se duhen verifikuar nëse kjo këngë gjatë këtyre dy viteve është komercializuar ose është kënduar para çdo publiku tjetër.

Në Festialin e Sanremos ka pasur disa raste të eleminimit të këngëve për shkak se nuk janë këngë të reja, siç ndodhi më 2014 me këngëtarin Riccardo Sinigallia të cilën gjatë natës së dytë të Festivalit Rai e eleminoi nga gara pas verifikimit të shpërdarjes së videos se kënga ishte kënduar më parë para një publiku.

Le të shpresojmë që për këngën e kantauotorit shqiptar, kjo gjë të mos ndodhë.

 

/Ora News.tv/