Ekspozita më e madhe me vizatimet dhe pikturat e Botticelli-t që është hapur ndonjëherë në Britaninë e Madhe, është ajo në muzeumin "Victoria and Albert" në Londër. Botticelli, një nga artistët më të medhenj të të gjitha kohërave, ka lindur në Firencë të Italisë dhe ka jetuar në vitet 1445-1510. "Botticelli i riimagjinuar" mbulon pothuajse 500 vjet të historisë artistike dhe përfshin mbi 50 punime nga mjeshtri i epokës së rilindjes, Sandro Botticelli. Botticelli u harrua për më shumë se 300 vjet derisa në fillim të shekullit të 19, punimet e tij u rizbuluan. Mark Evans, kuratori i pikturave në muzeumin "Victoria and Albert" në Londër. thotë se Botticelli u bë sërish i famshëm dhe popullor në fillim të epokës së artit Pop. "Historia është shkruar nga fituesit dhe abstraktët, nga njerëz si Mark Rothko dhe Pollock, ata fituan betejën në vitet 40-50 dhe vetëm falë piktorëve si Andy Ëarhol, arti figurativ u rikthye" tha ai për Reuters. "Me artin pop ai u rikthye sërish dhe padiksutim është një nga fenomenet më të famshme globale në këtë art" tha Evans. Ekspozita, e cila është e ndarë në tre seksione: "Globale, moderne dhe bashkëkohore" dhe mban titullin "Rizbulimi" e "Botticelli në kohën e tij" eksploron trashëgiminë artistike të Botticellit. Interpretime nga artistë si Dante Gabriel Rosseti, Ëilliam Morris, Andy Ëarhol dhe David LaChapelle, vecojnë miksimin e pikturës, fashionit, fimit, skulpturës dhe shtypit mes suksesit të kësaj ekspozite. Ekspozita me punimet e botticellit është hapur në muzeumin Victoria and Albert" në Londër dhe do të qëndrojë e tillë deri më 3 korrik të këtij viti.

/Ora News.tv/