Sanders: Zoti ka dëshiruar që Trump të bëhet president

Sanders: Zoti ka dëshiruar që Trump të bëhet president

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders i ka thënë një rrjeti televiziv religjioz se Zoti “ka dëshiruar që Donald Trump të bëhet president”.

Sanders i ka bërë këto komente në një intervistë për Rrjetin e Krishterë të Transmetimit (CBN), duke thënë se kjo gjë ka qenë arsyeja pse Trumpi ka fituar presidencën.

“Mendoj se Zoti kërkon nga ne që të marrim role të ndryshme në periudha të ndryshme dhe mendoj se ai ka dëshiruar që Donald Trump të bëhet president”, ka thënë ajo.

Sekretarja për media po ashtu ka thënë se “është shumë e vështirë” që të marrësh mësime për moralin nga Partia Demokratike.

Deklarata e saj ka ardhur pasi demokratët e kanë cilësuar të pamoralshëm propozimin e presidentit amerikan për ndërtim të murit me Meksikën.

Evangjelistët amerikanë kanë treguar mbështetje të fuqishme për Trumpin.

The Washington Post ka raportuar se ai ka fituar 80 për qind të votës evangjeliste në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, njëherësh më shumë se kandidatët republikanë për pozitën e presidentit, siç kanë qenë, Mitt Romney dhe John McCain në zgjedhjet e mëparshme./REL

EMISIONET